Vuçiq flet për goditjen me shishe uji në Vlorë, deklaratat e Thaçit dhe mungesat ushqimore në Kosovë

Aktuale

Vuçiq flet për goditjen me shishe uji në Vlorë, deklaratat e Thaçit dhe mungesat ushqimore në Kosovë

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar sot se shenjë e “dobësisë dhe nervozes” sjellja e shqiptarëve të Kosovës në takimin e CEFTA-së kur në Vlorë përfaqësuesi I Kosovës gjuajti me shishe shefin e delegacionit të Serbisë, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

"Kjo nuk është shenjë e forcës dhe mbi fuqisë or flet për nervozen e madhe tek ata, sepse kanë menduar se çdo gjë përfundoi në vitin 2008 (kur Kosova shpalli pavarësinë), vlerësoi Vuçiq dhe shtoi se "kur e detyroni dike që në mënyrën më primitive të gjuaj me shishe, kjo flet për humbjen e nervave dhe mendoj se kanë shkas për këtë".

Vuçiq në lokalitetin Sivc në Banatin perëndimor ku po zhvillon fushatën “Ardhmëria e Serbisë” ka thënë se: "sidoqoftë do të na duhet të kthehemi në bisedime dhe kjo do ndodhë kur të hiqen taksat".

Duke komentuar deklaratën e presidenti të Kosovës Hashim Thaçi se bashkimi me Preshevën, Bujanovcin dhe Medevegjën me Kosovën “ ëndërr e çdo shqiptari” në realizimin e së cilës do punoj, Vuçiq ka thënë se kjo është tregim “pa lidhje” dhe qytetarët e tri komunave të Serbisë “nuk duhet të shqetësohen”.

"Ky tregim I Thaçit është qe disa vite dhe është pa lidhje. As nuk mund të realizojnë as nuk ka lidhje me realitetin. Nuk ka asnjë rrezik ", ka thënë ai.

Lidhur me mungesat e artikujve ushqimor në komunat në veri të Kosovës, Vuçiq ka thënë se “nuk është risi” sepse “ më shumë se një vit ka aksione të sinkronizuara që synojnë të paraqesin serbët si kriminel dhe dorë të zgjatur të Beogradit dhe që janë përherë fajtor ".

"Nuk lexoj ‘Danas’ po ajo shkruan atë që mendojnë Thaçi dhe Haradinaj si dhe këta “5 milionët” tonë. Kur dëgjoni Rada Trajkoviç dhe atë Jakshiqin që fotografohet në pishinat më të shtrenjta të dini se nuk flasin serbët e Kosovës por dikush tjetër ",tha Vuçiq.

Më pas ai ka fol edhe për zhvillimin ekonomik, investimet që janë më të mëdha në dekadat e fundit dhe problemin e natalitetit, pasi vetëm në rrethin ku po qëndron në çdo vite ka mbi 3 mijë vdekje e më pak se 1 mijë e 400 lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat