Milaim Zeka emocionohet teksa falënderon gruan e tij

Aktuale

Milaim Zeka emocionohet teksa falënderon gruan e tij

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:16
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka sot prezantoi Partinë Euroatlantike të Kosovës ku kritikoi lidershipin aktual, por shpalosi edhe vizionin e PEK-ut duke premtuar se do të bëjë të kundërtën asaj çfarë ishte bërë deri më sot.

Në fund të fjalimit të tij, ai nuk harroi të falënderonte familjen e tij, ndërsa u emocionua kur foli për gruan. Ai është i martuar me Edlira Qefalija me të cilën ka edhe dy vajza.

Zeka i tha gruas së tij se “e kishte për taksirat” dhe e falënderoi për dy vajzat.

Zeka: Faleminderit gruaja ime

“Faleminderit familja ime, faleminderit të gjithë juve, faleminderit grua e dashur që me hy njeriu në politikë qishtu duhesh mem harru që me ke burrë. Por, më ke pas taksirat. E mençme je, ma e mençme se unë, por bash e mençme s’del prej Tirane mu martu në Obri nuk o bash normale. Por, martesat janë aksident. Faleminderit për vajzat që mi ke dhuru. Faleminderit të gjithë juve”, përfundoi mes emocionohesh dhe duartrokitjeve të të pranishmëve fjalimin Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat