Mediat serbe: Amerika dhe Riker po marrin rolin kryesor në dialogun mes Thaçit e Vuçiqit?

Aktuale

Mediat serbe: Amerika dhe Riker po marrin rolin kryesor në dialogun mes Thaçit e Vuçiqit?

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:47
Aleksandar Vuçiq, Federika Mogerini dhe Hashim Thaçi

Portali “Expreso” si ekskluzive shkruan se ka mësuar nga burime të sigurta se Amerika dhe Riker do marrin në dorë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ky medium përmend Maja Kocijançiq që ka zbuluar këtë, përcjell “Bota Sot”.

Apo merr Amerika shkopin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nga BE dhe a do të jetë Filip Riker bëhet lojtari kryesor, kemi pyetur për këtë zyrtarët e Brukselit shkruan ky medium!

Mediat me të madhe po shkruajnë se BE ka pësuar fiasko. Dështimi i takimit që duhej të mbahej në Paris është vetëm një nga faktet se Gjermania, Brukseli por edhe Franca të nxjerr-en nga loja.

Po ashtu shkruhet se Filip Riker që duhet të jetë lojtari kryesor i Uashingtonit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, rreth kësaj kemi pyetur zëdhënësen e Mogerinit Maja Kocijançiq.

Kocijançiq ekskluzivisht për “ Espreso" ka deklaruar:

“Sipas mandatit të OKB-së përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini personalisht është angazhuar dhe plotësisht është përkushtuar në lehtësimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Si dhe për perspektivën e BE-së për Serbi dhe Kosovë dhe gjithë regjionin e Ballkanit perëndimor – tha ajo duke shtuar se:

“Ne natyrisht përshëndesim çdo angazhim në mbështetje të dialogut që ka mundësuar BE. BE shumë ngushtë bashkëpunon me ShBA në Ballkanin Perëndimor” ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat