Ky është vendi ku humbën jetën dy të rinjët, në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aktuale

Ky është vendi ku humbën jetën dy të rinjët, në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nga: K.M Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:54
Nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë, rrethë mesnatës, në autostradën “Ibrahim Rugova” dy të rinjët Gentrit Gallopeni dhe Arianit Bytyqi  gjetën vdeklen në mënyrë tragjike.

Ishte pjesa e cila i ndanë dy kahjet e autostradës e cila ia morri jetën të rinjëve, pasi që ata tentuan të kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

Në fotografitë e siguruara nga “Bota sot”, shihet vendi i ngjarjes, humnera e cila iu mori jetën dy të rinjëve, për të cilët ngushllime ka shprehur edhe agjencioni turistik “Sharr Travell”.

Lidhje me rastin, është deklaruar edhe policia e Kosovës të cilët kanë thënë se viktimat kanë qenë punëtorë të kompanisë që merret me bartjen e udhëtarëve, ku kanë kryer rrolin e konduktorëve.

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat