Pacolli: Dështuan përpjekjet e Serbisë, Rusisë e Kinës për të bllokuar Kosovën në Organizatën Botërore të Doganave

Aktuale

Pacolli: Dështuan përpjekjet e Serbisë, Rusisë e Kinës për të bllokuar Kosovën në Organizatën Botërore të Doganave

Nga: M.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:00
ilustrim

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që në takimin e mbajtur të Organizatës Botërore të Doganave, nuk u arrit që të bllokohet ushtrimi i të drejtave të Kosovës si anëtare.

Ndër të tjera Pacolli ceki që ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Kosova me miqtë fiton betejën në Organizatën Botërore të Doganave

Sot përfundoi takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave. Përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare, dështuan.

Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet.

Ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur.

Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të pista të Serbisë dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat