LDK në Suharekë bëhet me kryetar të ri, Haxhi Avdyli ka dy fjalë për Sali Asllanajn dhe Ardian Shalën

Aktuale

LDK në Suharekë bëhet me kryetar të ri, Haxhi Avdyli ka dy fjalë për Sali Asllanajn dhe Ardian Shalën

Nga: N.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:54
Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli

Ardian Shala ka mposhtur konkurrencën e ish-kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanajt, për t'u zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Suharekë.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook ka uruar Shalën për pozitën e re, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe për ish-kryetarin Sali Asllanaj.

“Dega e LDK-së në Suharekë sot zgjodhi kryetar Dr Ardian Shalan, një njeri të kulturuar, profesionist,të urtë por edhe i guximshëm për të ballafaquar me sfidat. Po ashtu një falënderim e mirënjohje të veçantë i shkon kryetarit të deritashëm Sali Asllanaj, për punën e tij të palodhshme për LDK-në dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur bashkë. Urime Theranda. Urime LDK”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë që Shala më herët ishte zgjedhur edhe kryetar i nëndegës së LDK-së në fshatin Mushtisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat