Edhe zyrtarisht është bërë prezantimi i Partisë Euroatlantike e Kosovës që do të njihet me shkurtesën PEK.
Partia e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, njofton se do të luftojë për shtet ligjor dhe për standarde euroatlantike.
Në këtë parti, është lakuar edhe emri i profesorit dhe ligjëruesit të Parisit, Nezir Kraki, rreth një aderimi të mundshëm.
Mirëpo, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kraki ka mohuar një gjë të tillë.
Ja shkrimi i tij:
Shoqni,
Disa miq me kane njoftu se emri im ishte permend si aderim ne partine e Milaim Zekes.
I raftë gurit e drunit thuhet n’Dukagjin. Dmth larg qofte!
E verteta është se une turperohem me u gjet ne shtetin e njejt me tipa te tille, tash merreni me mend me aderu aty.
Vakia Zotit.