Foto e rrallë, Gashi me heronjtë Agim Ramadani e Ahmet Krasniqi në uniformën e UÇK-së

Aktuale

Foto e rrallë, Gashi me heronjtë Agim Ramadani e Ahmet Krasniqi në uniformën e UÇK-së

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:56
Agim Ramadani, Xhafer Gashi dhe Ahmet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si zëvendëskomandant i UÇK-së në Betejën e Kosharës.

Përveç kësaj, Gashi ishte ndër miqtë më të mirë të heroit Agim Ramadani.

Një fotografi që po qarkullon në internet, Gashi shihet me heronjtë Agim Ramadani e Ahmet Krasniqin.

Ata shihen duke biseduar, derisa mbajnë vesh uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi shpesh ka rrëfyer për momentin kur ai dhe Agim Ramadani kishin vendosur për të luftuar.

”Më kujtohet kur Agimi më tha ”nuk mjafton të rrijmë, por duhet të shohim çfarë po ndodhë atje” dhe ”është momenti t’i kthehemi atdheut tonë”, kishte deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat