Thaçi dekoron Jakup Agushin me urdhrin “Hero i Kosovës”

Aktuale

Thaçi dekoron Jakup Agushin me urdhrin “Hero i Kosovës”

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2019 Në ora: 09:23
Fotoja e publikuar nga Thaçi ne Facebook

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin në përvjetorin e rënies së tij.

Ai ka shkruar në Facebook, ka shkruar se “nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd”.

Postimi i plotë:

Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë! HTH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat