Sekretari amerikan lavdëron Kosovën, fton edhe të tjerët që Hezballahun ta njohin si organizatë terroriste

Aktuale

Sekretari amerikan lavdëron Kosovën, fton edhe të tjerët që Hezballahun ta njohin si organizatë terroriste

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 10:41
Mike Pompeo

Sekretari amerikan Mike Pompeo ka lavdëruar Kosovën për futjen e organizatës Hezbollah në listën e organizatave terroriste.

Përmes një statusi në Twitter, Pompeo iu bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të i bashkohen Kosovës dhe të ndalojnë këtë grup terrorist.

“ShBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova  si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollahut vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat