Gjuriq me akuza të reja ndaj Kosovës

Aktuale

Gjuriq me akuza të reja ndaj Kosovës

Nga: F. B. Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:45
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se kupton përse afaristët nga veriu i Kosovës kanë paralajmëruar protestë, duke theksuar se iu është bërë mjaft njerëzve, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Shtatë muaj po ngulfaten nga taksat, shtatë muaj po evitojnë situatën për jetë normale dhe tregtia normale në veri të Kosovës, pastaj çuditen pse njerëzit revoltohen. Keni Haradinajn dhe tjerët që tentojnë të akuzojnë serbët. Mbase serbët janë fajtor që policët e tyre dhe njerëzit shtinë ne kampionë furnizues të mallit” ka thënë ai për RTS.

Nuk kuptoj pse disa politikanë dhe media në skenën vendore sulmojnë shtetin dhe akuzojnë popullin.

"Këtu njeriu nuk duk a të qesh a të qaj nga zori kur sheh njerëz të Gjilasit, Jeremiçit dhe tjerët se si akuzojnë shtetin e tyre. Mbase serbët vetë kanë shtënë në njerëz të vetë që furnizojnë me kamionë po ndoshta shteti është fajtor për çdo gjë ", ka thënë Gjuriq.

Ai nënvizon se telashe në furnizim të veriut kanë ndodhur pas aksionit të javëve të fundit.

"Njerëzit janë gjendur disi dhe kanë sjell artikujt në rrugë alternative, por para disa jave erdhi dora e fortë e shtetit të rrejshëm të Kosovës, ashtu që sulmoi kampionët që furnizonin veriun me miell, qumësht edhe artikuj tjerë. Në Prishtinë në një zë fajësojnë dhe sulmojnë për këto mungesa serbët dhe Serbinë...atyre iu është me rëndësi që serbët janë fajtor", tha ai.

Ndërkohë lidhur me incidentin në takimin e CEFTA-së në Vlorë, Gjuriq ka thënë se kjo është zbulim i diplomacisë së Prishtinës që quhet diplomacia e fluturimit të shisheve.

"Vetëm mendoni që kjo të ndodhte diku tjetër në botë. Nisur nga fakti se bashkësia ndërkombëtare hesht për taksa, heshtë kur shtihet në kamion me ushqim, tahs po hesht edhe kur gjuhet me shishe uji në takime ndërkombëtare. Mos të çuditet askush kur nesër kjo marrëzi në kuptimin politik të eskaloj edhe më tutje dhe nuk dihet ku mund të përfundoj nëse nuk reagohet me kohë. Natyrisht përfaqësuesit tanë janë sjell me dinjitet", ka thënë Gjuriq.

Ai ka vlerësuar se Prishtina të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe Evropës i ka dhënë flakaresh, me gjuajtjen me shishe të delegacionit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat