Haradinaj: Kemi rritje ekonomike, rritje të buxhetit dhe prodhimit

Aktuale

Haradinaj: Kemi rritje ekonomike, rritje të buxhetit dhe prodhimit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:17
Pamje nga tubimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mban Kuvendin e Punës, ku kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka numëruar sukseset që ka arritur qeveria e udhëhequr nga ai, duke thënë se AAK guxon dhe mund të ecë në krijimin e vlerës së re.

Haradinaj tha se Aleanca ka bërë ushtrinë e Kosovës, derisa ka përmendur disa nga të arriturat gjatë qeverisjes së tij me Kosovën.

"Ne e bëmë ushtrinë e Kosovës, ne arritëm ta delegjitimojmë korrigjimin e kufijve, me taksën 100 përqind. Arritëm kriteret për liberalizim të vizave, sot udhëtoj për Paris. Gjatë këtyre 20 muajve në udhëheqje rritëm numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjithë u bën në përkrahje të rendit dhe ligjit. Përmes taksës prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, u rrit prodhimi i Kosovës. Kemi përmbyllur autostradën ‘Arbën Gjaferi’, kemi filluar të tjerat. Komunat janë partnere në zhvillim ekonomik. Ka rritje ekonomike, kemi rritje të buxhetit. Jemi këtu për të kryer punët e këtij shteti dhe t’i tregojmë shteteve tjera se jemi këtu për të bashkëpunuar me ty. Në Bruksel po vazhdon dialogu, në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi rritje edhe të partisë", tha ai.

Haradinaj tha se vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re.

"Pse AAK para partive tjera, ky është vizioni ynë. A e dini pse, Aleanca guxon të krijojë, sa herë që i është dhënë mundësia AAK ka guxua të krijojë. Ligjin për Prishtinën, kthimi i Pallatit të Rinisë te komuna e Prishtinës. Vetëm aleanca mundet me ecë në krijimin e vlerës së re. Pra, nëse iu pyet dikush pse aleanca para partive tjera, sepse Aleanca guxon të krijojë. Krejt institucionet janë të ngulfatura qe 20 vjet, është diskutuar që të dalin jashtë qytetit, marrin me qira objekte, kjo Qeveri, aleanca po guxon me e nis Prishtinën e re, a dinë pse guxojmë se nuk është projekt me vjedh,  është projekt me krijuar vlerë të re. Prishtina e re është pronë e përbashkët e qeverisë nacionale dhe e komunës. Qeveria është pronare e tokës, komuna është pronare e tokës, po i kthehet publikut qindra metra katror ndërtim. I vendosim atje të gjitha institucionet nacionale", tha ai.

Ai tha se Aleanca ka me e përmbyllë planin e vet të punës dhe të qëllimeve që i ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat