“A duhet të të thërrasim kryeministër i gjithë Kosovës apo mund të themi se je vetëm kryeministër i rrafshit të Dukagjinit?”

Aktuale

“A duhet të të thërrasim kryeministër i gjithë Kosovës apo mund të themi se je vetëm kryeministër i rrafshit të Dukagjinit?”

Nga: D.RR Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat dhe njëherit publicisti Gazmend Islami, ka kritikuar kryeministrin Haradinaj, duke thënë se ai po e favorizon vetëm rajonin e vet, Rrafshin e Dukagjinit.

Islami si qytetarë i Podujevës, e ka ftuar kryeministrin që të shkojë atje dhe të shikojë siç thotë ai gjendjen e mjerueshme të spitalit në këtë qytet, ku aty nuk mund fare të shërohesh.

Tutje Islami e quan të turpshëm veprimin e Haradinajt, i cili nuk po i trajton të gjitha rajonet e Kosovës në mënyrë të barabartë.

Postimi i plotë:

A duhet të të thërrasim kryeministër i gjithë Kosovës apo mund të themi se je vetëm kryeministër i rrafshit të Dukagjinit?

Nëse je kryeministër i gjithë shqiptarëve, eja në Llap, eja në komunën tonë dhe hidhja njëherë syrin komunës së Podujevës se në çfarë gjendje të mjerueshme e ke lënë rajonin e Llapit qe dy vite pa asnjë investim kapital.

100.000 banorë të Llapit, nuk kanë ende një spital për t’u shtrirë. 100.000 banorët Llapjanë të cilët gjatë gjithë historisë ishin mburojë e shtetit shqiptarë, ishin mburojë e Kosovës që nga lufta e parë, ku i dhanë Kosovës trimat më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë historia e vendin tonë. Tani, 100.000 Llapjanë duhet të vdesin pasi nuk kanë spital që të shtrihet për shërim. Pra, kanë vetëm spital emergjent, por jo që të kurohen.

Përderisa nuk i trajton në mënyrë të njëjtë sikur të gjitha rajonet tjera është e turpshme është jonjerëzore, është nënçmim që i bënë këtij rajoni, sepse po të ishe kryeministër i të gjithëve, do të investoje në rajone të pazhvilluara. Kryeministër, çka do t’i thoje Zahir Pajazitit, çka do t’i thoje Ilir Konushevicit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Shaban Shalës, Adem Demaçit, çka do t’iu thoje të gjithë këtyre heronjëve Llapjanë po të ishin gjallë dhe të shihnin rajonin dhe vendlindjen e tyre që e ke lënë në gjendje të mjerueshme.

Eja, sepse Llapit të pret zemërhapur, sepse këtu ka burra, këtu ka luftëtar, këtu ka trima, ku dijnë të të presin dhe të të nderojnë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat