Valdete Bajrami i kundërpërgjigjet Bajram Hasanit: Diçka e mirë po vjen në Gjilan

Aktuale

Valdete Bajrami i kundërpërgjigjet Bajram Hasanit: Diçka e mirë po vjen në Gjilan

Nga: N.H Më: 30 qershor 2019 Në ora: 20:20
Valdete Bajrami

Kryetarja e gruas së NISMA-s Socialdemokrate, Valdete Bajrami, i është kundërpërgjigjur largimit të Bajram Hasanit nga kjo parti.

Valdete Bajrami, e cila vjen nga qyteti i njëjtë sikurse ish-ministri Bajram Hasani, ka shkruar në facebook, se “diçka e mirë po vjen”, duke përmendur se kjo gjë do të ndodhë në NISMA-n Socialdemokrate në Gjilan.

“Diçka e mirë po vjen. Nisma Gjilan”, ka shkruar Bajrami, teksa ia ka bashkangjitur një fotografi e shoqëruar së bashku me disa nga anëtarët e kësaj partie në degën e Gjilanit.

Një ditë më parë, ish-kryetari i degës së NISMA-s në Gjilan, Bajram Hasani, dha dorëheqje nga kjo parti. Së bashku me të nga partia e Limajt, janë larguar edhe dy persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat