Haradinaj udhëton për në Paris, mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizim

Aktuale

Haradinaj udhëton për në Paris, mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizim

Nga: Z.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:24
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Paris, sipas tij, kjo vizitë të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se si një e drejtë e mohuar për qytetarët, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fund.

Postimi i plotë:

Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave.
Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë.
Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat