Serbët mbyllin dyqanet në veri si protestë ndaj “Katastrofës humanitare” (e urdhëruar nga Beogradi)

Aktuale

Serbët mbyllin dyqanet në veri si protestë ndaj “Katastrofës humanitare” (e urdhëruar nga Beogradi)

Nga: Fatmir Beka Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Të gjitha dyqanet ushqimore , kiosqet dhe shitoret tjera të mallrave në Mitrovicë sot qëndrojnë të mbyllura si shenjë proteste e bllokadës tregtare të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe njoftojnë mediat serbe, përcjell “Bota Sot”.

Si njoftohet nga mediumi publik RTS, përveç dyqaneve ushqimore nuk janë duke punuar as furrat e bukës sikurse as objektet hoteliere.

Kryetari i Shoqatës së afaristëve të veriut të Kosovës Radosh Petroviç ka thënë se masat e Prishtinës i kanë sjell banorët e kësaj pjesë në buzë të katastrofës humanitare, citojnë mediat.

Mësohet nga Radio Kontakt plus se bukëpjekësit kanë dërguar bukë vetëm në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë.

Vendimi për fillimin e kësaj forme të protestës tregtarët e kanë marr javën që shkoi në takimin e mbajtur nën drejtimin e Petroviç si shkak i taksës së vendosur nga Prishtina për mallrat e Serbisë Qendrore, që është vendosur me 21 nëntor të vitit që shkoi.

Si është paralajmëruar dyqanet dhe objektet tjera do qëndrojnë të mbyllura edhe nesër të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat