Kriza e simuluar humanitare në veri, Haradinaj merr vendim nga Franca

Aktuale

Kriza e simuluar humanitare në veri, Haradinaj merr vendim nga Franca

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mbylljes së dyqaneve në veri. Ai po qëndron në Francë, por nga atje, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do t’i mbrojë qytetarët në veri të vendit duke hapur pika shitëse në bashkëpunim me bizneset vendore.

Haradinaj në një postim në Facebook, e ka quajtur “përpjekje të dështuar për destabilizim”, simulimin e katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me bizneset, Qeveria bashkë me bizneset, ka organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit.

Kryeministri ka siguruar seasnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm.

Reagimi i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bzineset kosovare.

Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!

Në bashkëpunim të ngusht me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.

Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orketstruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova ështe shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat