Zhdukja e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, FSK-ja gati për të shkuar në Itali

Aktuale

Zhdukja e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, FSK-ja gati për të shkuar në Itali

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2019 Në ora: 16:12
Florijana Ismaili

Futbollistja nga Kosova, e cila luan për kombëtaren e Zvicrës, Florijana Ismaili ka dy ditë që është zhdukur në ujërat e liqenit të Comos në Itali.

Zhdukja e saj, ka pikëlluar të gjithë shqiptarët dhe sportdashësit anë e mbanë botës.

Ajo tashmë është bërë lajm botëror në media, duke raportuar për zhdukjen e saj.

Ekipet e shpëtimit nga Zvicra po e bëjnë të pamundurën për ta gjetur futbollisten e Përfaqësueses së Zvicrës.

Futbollistja nga Kosova, e lindur dhe rritur në Zvicër, është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali, ku kishte shkuar me një mike të saj.

Pasi kishte kërcyer nga anija në ujë, më nuk është shfaqur dhe nga ai moment rezulton e zhdukur.

E sot, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se FSK-ja është gati për të shkuar në liqenin Como për të gjetur Florijanën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, i ka shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë ku ka shprehur gatishmërinë që FSK-ja të shkon dhe të kërkon futbollisten shqiptare.

“Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit!

I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, shkruan Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat