Haxhiu- Mustafës: Ju jeni përgjegjësi kryesor për humbjen në Arbitrazh

Aktuale

Haxhiu- Mustafës: Ju jeni përgjegjësi kryesor për humbjen në Arbitrazh

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:07
Haxhiu- Mustafës: Ju jeni përgjegjësi kryesor për humbjen në Arbitrazh

Në vazhdim të intervistës së ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, anëtarja e Komisionit Albulena Haxhiu ka bërë përgjegjës kryesor Mustafën për humbjen e Telekomit në Arbitrazh.

Ndërsa, një gjë të tillë e ka mohuar ish-kryeshefi i Telekomit Agron Mustafa.

Haxhiu, Mustafës: Ju jeni përgjegjësi kryesor për humbjen në Arbitrazh

“Logjika e njëjtë sikurse me kontratën Z-Mobile. Pra, me përshkrua saktë edhe shkurt, kontrata me Z-Mobile për të cilën nuk u inkuadrova, por i bien që: “Erdha e gjeta një fajdexhi brenda shtëpisë, u bëna kishe po shkoj në gjyq, e angazhova një avokat, në gjyq na vendosën një gjobë pas kësaj hyra prapë në fajde në dëm të Telekomit dhe shkova ia lash këmbët e arushës Telekomit”, kështu i bien. Mustafa: Ky është vlerësim i yt. Haxhiu: Shiko, ne këtu bari nuk hamë. Mustafa: As unë jo. Haxhiu: Vlerësimet tona janë që ju jeni përgjegjësi kryesor për humbjen në Arbitrazh, për këtë unë besoj se kemi shumë dëshmi”, theksoi Haxhiu. 

Edhe deputeti Shkumbin Demalijaj ka veçuar kontratën me ‘Interadria’, sipas të cilit është në vlerë mbi 6 milionë euro që është nënshkrua nga Agron Mustafa.

Komisioni vendosi në fund që ish kryeshefi i Telekomit Agron Mustafa të ftohet sërish për intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat