Tragjedia në autostradën “Ibrahim Rugova”-rrëfen ngjarjen pronari i kompanisë turistike pjesë e së cilës ishin viktimat

Aktuale

Tragjedia në autostradën “Ibrahim Rugova”-rrëfen ngjarjen pronari i kompanisë turistike pjesë e së cilës ishin viktimat

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 18:15
Ruzhdi Kurtishaj

Pronari i kompanisë turistike “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka rrëfyer për ngjarjen tragjike që ndodhi para dy ditësh në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy të rinj, punëtor në kompaninë e tij gjetën vdekjen duke rënë në një humnerë.

Kurtishaj tregoi në T7 se njërin nga viktimat, më saktësisht Gentrit Gallopenin e kishte nip dhe sipas informacioneve që ai ka, ishte Gallopeni ai i cili kishte insistuar që të ndalej autobusi në atë vend.

Megjithëse shoferi që ka qenë duke drejtuar autobusin ka kundërshtuar ndaljen në atë vend, prapë se prapë Gallopeni kishte bindur shoferin të ndalen duke e hapur vet derën e autobusit.

Kurtishaj shprehu ngushëllime për familjarët dhe sqaroi se disa nga informacionet që kanë dal në medie nuk janë të sakta. Ai tha se asnjëri nga viktimat nuk ka qenë i vetmi djalë i familjeve përkatëse, të dy ata kanë vëllezër e motra të tjera.

“Gentrit Gollopenin e kam nip, ai ka kërku që me çdo kusht të ndalet autobusi aty edhe pse shoferi ka kundërshtuar. Hapësira mes dy rrugëve është tri metra, ndërsa mendoj se lartësi është mbi 50 metra. Thuhet se në të njëjtin vend ka pasur një problem dhe në të njëjtën humnerë. Arianit Bytyqi i cili ka qenë i punësuar që një vit aty dhe shofer i kombibusit ka qenë për Kamenicë. Ai ka qenë planifikuar të rrij në banesë në Prishtinë, ndërsa ka refuzu me nejt dhe ka hyp në autobusin e Ulqinit për të shku në Prizren, sipas informacioneve shoferi i autobusëve të dytë që ka ardh nga Prishtina për në Ulqin, e kanë pa të parin që është ndal dhe rruga është kthese dhe nuk kanë mundur të ndalin autobusin menjëherë dhe kanë shku mbi 100 metra te autobusi tjetër afër urës, Arianit Bytyqi del nga autobusi dhe shkon për të marrë vesh çka ka ndodh, diku pas 15 minutave dhe shkon për t’i dal ndihmë dhe ai nuk e vëren se është zbrazëti dhe kcen për t’i dhënë ndihmë duke mos e ditur se aty është humnerë. Arianiti nuk ka qenë në orar të punës por ka qenë udhëtar nga Prishtina në Prizren”, rrëfeu Kurtishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat