E thotë Abdullahu: Lugina kurrë s’ka qenë më larg, PAN nuk ka unitet për të

Aktuale

E thotë Abdullahu: Lugina kurrë s’ka qenë më larg, PAN nuk ka unitet për të

Nga: G.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:06
Faton Abdullahu

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka thënë se koalicioni PAN nuk po bëhet unik dhe pse kjo është jetike në dialog me Serbinë, e që të njëjtit nuk po bëhen unik as për të mirën e qytetarëve të Luginës së Preshevës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pa këtë unitet s’mund të ketë strategji institucionale të dobishme për Luginën dhe se pa përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, pak mund të bëhet mirë për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Postimi i tij i plotë:

Koalicioni PAN nuk po behet unik edhe pse kjo eshte jetike ne dialog me Serbine. Te njejtit nuk do të bëhet unik as për të mirën e qytetarëve të Luginēs së Preshevës. Pa këtë unitet s’mund ta ketë strategji institucionale të dobishme për Luginën. Pa një përkrahje te partnerëve tanë ndërkombëtarë pak e hiç mund të bëhet diçka e mirë për qytetarët e Luginës së Preshevës. Këtë sot nuk mund as nuk di ta siguroj koalicioni PAN. Gjendja e sotme në Luginën e Preshevës është dëshmia më e mirë e patriotizmit të rrejshëm që mbretëron sot në Prishtinën zyrtare. Edhe pse me fjalë, disa me në krye Presidentin, e kanë bashkuar Luginën me Kosovën, ajo kurrë s’ka qenë më larg nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat