Presidenti Thaçi deklarohet pasi i dërgoi Kuvendit draft-rezolutën për bashkim të Luginës me Kosovën

Aktuale

Presidenti Thaçi deklarohet pasi i dërgoi Kuvendit draft-rezolutën për bashkim të Luginës me Kosovën

Nga: G.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova duhet ta respektojë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shpallur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe jëtësimi i tyre ndihmon stabilitetin afatgjatë dhe kontribuon në vendosjen e paqes në rajonin.

Thaçi ka treguar se i ka dërguar Kuvendit edhe një draft-rezolutë kërkuar që këto kërkesa të mbështeten dhe të miratohen edhe prej të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kosova, të zgjedhurit e popullit tonë, duhet ta respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim, janë legjitime dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Jetësimi i këtyre kërkesave e ndihmon stabilitetin afatgjatë dhe kontribuon në vendosjen e paqes në rajonin tonë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si president i vendit i kam mbështetur vazhdimisht kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por sot i kam dërguar Kuvendit edhe një draft-rezolutë, ku përtej dallimeve politike apo çfarëdo qofshin ato, kam kërkuar që këto kërkesa të mbështeten dhe të miratohen edhe prej të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat