Gecaj ia kthen Veselit: Shumë e vërtetë, karriget janë sport i lehtë për ju

Aktuale

Gecaj ia kthen Veselit: Shumë e vërtetë, karriget janë sport i lehtë për ju

Nga: Z.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 21:16
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në një tubim në Pejë ka thënë ndër të tjera se ne e dini, pranojmë edhe kritikën dhe ne nuk jemi parti që gjuhemi me karrige, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa Gecaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se karriget janë sport i lehtë për PDK-në.

Postimi i plotë:

“Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike”

Shumë e vërtetë ... karriget janë sport i lehtë për ju!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat