Fisnik Ismailit i kaloi plumbi te veshi, ai mendoi se ishte mizë

Aktuale

Fisnik Ismailit i kaloi plumbi te veshi, ai mendoi se ishte mizë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:55
Fisnik Ismaili

Në “11 Pyetjet e Reporterit” këtë javë është përgjigjur deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili.

Në përgjigjet e tij, ai ka treguar një moment që ka përjetuar gjatë luftës, si ish-pjesëtarë i UÇK-së.

Ismaili rrëfen se si, në Koshare, ishte gjuajtur me snajper në drejtim të tij.

Thotë se plumbi i snajperit i ka kaluar kah veshi, dhe deputeti ka menduar se është mizë.

Se çka po ndodhte në të vërtetë, Fisnik Ismaili, thotë ta ketë njoftuar një snajperisti gjerman që i ishte bashkuar UÇK-së, në betejën e Koshares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat