Selmanaj: Qeveria e ka shkelur Kushtetutën për ekipin negociator

Aktuale

Selmanaj: Qeveria e ka shkelur Kushtetutën për ekipin negociator

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 00:06
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka hedhur akuza ndaj kryesuesve të Ekipit Negociator për krijimin e të cilit Gjykata Kushtetuese tha se nuk është në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Selmanaj ka folur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ekipi negociator i krijuar me rezolutë në Kuvend nuk kishte dijeni se çka po përfaqësonte.

Selmanaj për ekipin ka thënë se ata vetëm hargjuan paratë e shtetit duke marrë familjarë të tyre në ekip dhe me udhëtime në Bruksel.

Tutje Selmanaj tha se ekipi madje as nuk kishte një plan se çka do vepronte.

“Kanë thënë se do të shkojnë në Tiranë, pastaj do të shkojnë në Luginën e Preshëvës e kështu me radhë për të shikuar gjoja të drejtat e shqiptarëve atje”.

Tutje, Driton Selmanaj, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur Kushtetutën.

Selmanaj ka thënëse Qeveria e Kosovës ka bërë veprim antikushtetues kur krijoi ekipin negociator.

“Ata mund të thonë se veprimin e ka bërë Kuvendi”, ka thnë Selmani.

“Po LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë votuar këtë rezolutë. Ata e kanë keqpërdorur PSD’në si dhe PSD ka keqpërdorur Qeverinë”

Tutje Selmanaj cek se shkelës të Kushtetutës janë Qeveria dhe si të tillë duhet të japin llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat