Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës

Nga: H.O. Më: 2 korrik 2019 Në ora: 08:37
Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim të tij në Facebook shkruan se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është një pikënisje për shtetësinë e Kosovës.

Ai shkruan më tutje se në këtë datë gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrres shekullore, shtetit të pavarur, transmeton Bota sot.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës!

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë. Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrres shekullore, shtetit të pavarur.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat