Daçiq “në qendrën e lobimit të Kosovës për vendet e Amerikës” në Panama për takime e lobim kundër Kosovës

Aktuale

Daçiq “në qendrën e lobimit të Kosovës për vendet e Amerikës” në Panama për takime e lobim kundër Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:02
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq po qëndron në Panama në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi Lauren Kortis Koen, dhe si ka sqaruar është atje pasi ky vend numërohet si qendër e lobimit të Kosovës për vendet e kësaj zone, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Të përkujtoj se Panama është qendër e lotimit nga ana e Kosovës dhe se këtu Kosova ka ambasadën e vetë., Ata nga këtu mbulojnë edhe vendet tjera të Amerikës Latine që kanë njohur Kosovën. Në këtë kuptim vizita është me rëndësi pasi takojmë njerëz të rëndësishëm nga vende të ndryshme dhe njoftojmë me situatën” ka thënë Daçiq.

Ai ka njoftuar se është takuar me ministrin e financave të ShBA-ve Stiven Mnuçin, me mbretin e Spanjës Filip dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi Gjuzepe Borelji.

Daçiq mësohet se ka biseduar edhe me ministrin e bujqësisë së Kinës Han Çan Fu dhe e ka uruar me zgjidhjen e përfaqësuesit kinez si drejtor gjeneral i Organizatës Botërore të ushqimit.

Duke përfshirë takimet e shteteve amerikane, Daçiq ka pasur rreth 30 takime bilaterale me përfaqësues nga vende të ndryshme.

Ai ka njoftuar qëndrimin edhe në Peru, kur dihet se ky vend e ka njohur Kosovën.

"Peruja është vend që ka njohur Kosovën por që nga 2015 ka njohje të ngrirë dhe në UNESCO ka votuar kundër pranimit të Kosovës, prandaj duhet takohemi dhe të forcojmë raportet tona” ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat