Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, me rendësi vendimtare për historinë e re të Kosovës

Aktuale

Mustafa: Deklarata e 2 korrikut, me rendësi vendimtare për historinë e re të Kosovës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:54
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Me rastin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se miratimi i kësaj deklarate ishte me rendësi vendimtare për historinë e re të Kosovës dhe ishte pikënisje e ndërtimi të shtetësisë.

“Ky akt me vlera të veçanta historike ishte gjithashtu shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Shpreh mirënjohje të thellë për deputetët e Kuvendit të atëhershëm të cilët me përkushtim dhe vendosmëri në rrethana të jashtëzakonshme miratuan këtë deklaratë, duke shpallur Kosovën njësi të barabartë në federatën jugosllave. Përpjekjet e popullit të Kosovës për pavarësi do të kujtohen në të gjithë brezat”, ka  deklaruar kreu i LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat