Deputetja e opozitës i reagon Haradinajt: Ramush, s’ka viza pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Aktuale

Deputetja e opozitës i reagon Haradinajt: Ramush, s’ka viza pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Nga: N.H Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij në Francë.

Haradinaj tha se në Paris ka marrë premtimin se shteti francez nuk do ta bllokojë procesin e liberalizimit të vizave, edhe nëse ky vend nuk voton pro.

“I vetmi qëllim ka qenë liberalizimi i vizave. Mund të themi se është arritur një progres i madh. Qëndrimi i tyre është që Franca nuk e bllokon këtë temë në qëllimet e më tejme. E kemi filluar edhe një proces gjithashtu të shkëmbimin të informacioneve të ndërsjellë”, tha Haradinaj.

E lidhur më këtë, ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, i ka bërë me dije kreut të qeverisë se nuk ka viza pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Kryeministri tha "mund të themi se është arritur një progres i madh" derisa Franca ia paska listuar kushtin e luftimit të krimit të organizuar. Çfarë progresi o Kryeministër??? Ramush, s’ka viza pa e luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shkruan ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat