Këto janë vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Këto janë vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:28
Mbledhja e Qeverise

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Në Mbledhjen e sotme, miratim ka marrë vendimi për themelimin e Komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të drejtën e autorit nga operatorët kabllorë.

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Raportin e konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike për vitin 2018, si dhe planin e reagimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve.

“Po sot, është marrë vendimi për të kërkuar nga Presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, mbi programin “Decentralizimi dhe Mbështetja komunale (DEMOS), faza II”, thuhet në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat