Shikojeni si Policia e Kosovës dhe KFOR-i i hedhin në ajër veturat me eksploziv

Aktuale

Shikojeni si Policia e Kosovës dhe KFOR-i i hedhin në ajër veturat me eksploziv

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:11
Pamje nga videoja

Njësiti për shkatërrimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë trajnuar së bashku në Sankoc të Drenasit. 

Në një video të postuar në faqen e KFOR-it shihen makinat duke u hedhur në ajër si pasojë e vendosjes së eksplozivëve. 

Aty shihen forcat e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke e organizuar së bashku aksionin. 

Trajnimi është mbajtur në vendin ku Policia e Kosovës trajnohet për përdorimin e armëve të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat