“Çartet” Gjuriq: Paralajmëron diçka të rrezikshme për Kosovën

Aktuale

“Çartet” Gjuriq: Paralajmëron diçka të rrezikshme për Kosovën

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:42
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se urdhri i arrestit për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojicicin, është pjesë e ‘luftës speciale’ të Prishtinë, për të krijuar një përshtypje se serbët nuk kanë askënd që t’i mbrojë dhe se zëri i tyre është i parëndësishëm dhe se ata që marrin vendime janë vetëm shqiptarët e “Elitës së UÇK’së”.

Më tej ai ka komentuar edhe raportimet për urdhër arresti ndaj Ivan Teodosijeviqit, duke thënë se është një përpjekje për të bindur serbët që askush nuk mund t’i shpëtojë drejtësisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se Serbia do të gjejë një mënyrë për të mbrojtur serbët që jetojnë në territorin e Republikë së Kosovës.

“Serbia, e theksojë edhe një herë, do ta gjejë një mënyrë për t’i mbrojtur njerëzit tanë në Kosovë, sepse askush nuk mund t’i detyrojë ata të largohen nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Gjuriq, shkruan telegraf.

Këto reagime të Gjuriq kanë ardhur pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç.

Teodosijeviç në fillim të këtij viti, kishte deklaruar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte paraqitur agresion, teksa ish-ushtarët e UÇK-së i kishte quajtur terroristë ndërsa kishte fyer qytetarët kosovar duke thënë se masakra e Reçakut ka qenë e trilluar.

Disa ditë pas këtyre deklaratave, kryeministri Haradinaj e kishte shkarkuar ish-ministrin serb, duke thënë se gjuha e urrejtjes dhe nxitjes nuk ka vend në qeverinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat