Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen do të jetë presidentja e re e Këshillit të Evropës.
Njeriu i besuar i Angela Merkel zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker.
Në takimin e sotëm të Këshillit të Evropës është marrë vendimi për zgjedhjen e pasardhësit të Donald Tuskut, kështu që në këtë pozitë si president është emëruar kryeministri belg, Charles Michel.
Informacionin për këto vendime e ka publikuar presidenti i deritashëm i Bashkimit Evropian, Donald Tust në llogarinë e tij në Tëitter.
Në anën tjetër, për presidente të Bankës Qëndrore Evropiane (ECB) është propozuar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.
Ndërkaq, për pozitën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri është zgjedhur shefi i diplomacisë spanjolle, Josep Borrell. Ai në këtë pozitë do ta zëvendësojë Federica Mogherinin.