Policia arreston dy persona, u shisnin teste studentëve të Fakultetit Juridik

Aktuale

Policia arreston dy persona, u shisnin teste studentëve të Fakultetit Juridik

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:13
Fakulteti Juridik

Hetuesit policorë të  Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), po sa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ,,teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

 Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit  ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale  ‘mashtrim’ .

 Sot, datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ,,testit”, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

 Policia, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, ka arrestuar:

  G.S.               viti i lindjes 1996             m.k.sh       dhe

  E.B.               viti i lindjes 1992             m.k.sh.      

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat