Deputet i Kuvendit të Kosovës zbulon se është kërcënuar nga një deputet i PDK-së

Aktuale

Deputet i Kuvendit të Kosovës zbulon se është kërcënuar nga një deputet i PDK-së

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 00:12
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se Komisioni për hetimin e deportimit të gylenistëve ka pasur kërcënime.

Sveçla ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, ka zbuluar se ka qenë deputeti nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, ka kërcënuar antarët e këtij Komisioni.

“Beqa më ka kërcënu mua dhe Driton Selmanaj. Ka pasur kërcënim verbal”, ka thënë Sveçla.

“Ka pasur një polemik me Sami Kurteshin, ju ka drejtu me fjalën vetëm je pak më i vjetër por të më thoshte diçka kryetari apo nënkryetari do e zgjidhnim ndryshe”

Por Sveçla ka thënë se ka pasur edhe kërcënime tjera nga jashtë.

“Nuk merrna me këso gjëra. I kam thënë se puna vazhdon dhe neve nuk na frikëson asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat