Merr fund ‘katastrofa humanitare’ në veri, ministri Shala jep detajet e fundit

Aktuale

Merr fund ‘katastrofa humanitare’ në veri, ministri Shala jep detajet e fundit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:29
Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë , Endrit Shala ka njoftuar se sot të gjitha lokalet e mbyllura, të hënën, në pjesën veriore të Kosovës janë hapur.

“Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre”, ka shkruar ministri.

Shala thotë se tani qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.

“Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim ku do të jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shala.

Kujtojmë, se mbyllja e dyqaneve ishte pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërvënieje, siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat