Publikohen 10 pikat e Thaçit që ndihmojnë Vuçiqin në projektin e tij

Aktuale

Publikohen 10 pikat e Thaçit që ndihmojnë Vuçiqin në projektin e tij

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:52
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, analisti Haki Abazi, ka publikuar dhjetë pika, që sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e ndihmon presidentin serbë Aleksandër Vuçiq në projektin e tij për ndarjen e Kosovës.

Abazi, këto pika i ka publikuar në Facebook, ku shprehet se ekzibicionet dhe frika e Thaçit kanë prodhuar rezolutën për Kosovën Lindore.

Ai shton se, kjo rezolutë është thikë me shumë teha që e shpon vetëm stomakun e shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Luginë.

Lexojeni më poshtë shkrimin e Abazit:

Rezoluta për Luginën- Djallëzi nga frika

Ekzibicionet nga frika dhe mëndja e prishur e Thacit kanë prodhuar rezolutën për Luginën e Preshevës. Ky është tentimi i radhës për të ndihmuar Vucicin në projektin e tij të ndarjes së Kosovës. Rezoluta për Luginën është thikë me shumë teha por që shpon vetem stomakun e Shqiptarëve të Kosovës dhe atyre te Lugines. Andaj duhet shpjeguar dhe nuk duhet rene ne kete gracke.

Këto janë arsyet pse Thaçi është djallëzor e u frikësua përsëri:

1. Ndajra e Kosovës si opcion i përkrahur nga Evropa dhe SHBA është i pamundur, kjo gjë është vulosur në Berlin dhe shpresa e Thacit për të riahapur në Paris me ndikimin e bosave të tij ka dështuar. Pasojat e një opcioni të tillë janë konsideruar katastrofale për botën demokratike dhe do të ishte arritje e qëllimit të Milloshevicit për Serbinë e Madhe. Me ndarjen e Kosovës do të përfundonte shtetësia e Kosovës dhe hapet rruga për ridefinim të territoreve në Bosnie e Hercegovinë dhe me një involvim të Rusisë për një marrëveshje post Dayton në Ballkan, Republika Srpska do të kërkoje 49% te vijes detare te Bosnjes dhe eventualisht kërcnohet Mali i Zi për vijën detare në Hercegnovi.

2. Rezoluta nuk ka asnjë fuqi juridike dhe sikurse marrëveshja për të rishikuar marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, është një dokument që nuk i hyn askuj në punë dhe vdes në momentin që kalon. Kështu që nuk duhet manipuluar qytetarët e Luginës së Preshevës me koncepte djallëzore dhe dokumente te kota. Atyre ju duhet punë dhe jo fajlë koti.

3. Thaci ka humbur përkrahjen nga të gjithë, absolutisht të gjitë sepse është bërë toksik edhe për ata të cilët i ka paguar për të përquar mesazhine tij egocentric dhe për të shkruar libra me falsifikim te historisë. Gënjeshtrat dhe porositë toksike dhe qëllimet e tija meskine janë kuptuar qartë nga të gjithë. Bota demokratike e cila e di mirë rrejtin e tij dhe pasurimin e jashtëligjshëm të këtyre njerëzve se bashku me satelitet e tyre që po paraqitën në skenën politike me parti të reja për të siguruar tranzicionin politikë duke krijaur “arësyje” për të vjedhur më shumë vota për vetën e tyre.

4. Thaci nuk ka mbështetje as përmbrenda PDK për projektin e tij të faljes se territoreve dhe ndarjes së Kosovës me premtimin se ndoshta dikur do te ndodhë qe Kosova do te njihet nga Serbia dhe do ta keë ulesën në Organizaten e KB. Kjo gjë e ka bërë rrjedhimisht toksik edhe ne skenen e mbrëndshme politike dhe perveq atyre qe jane zënë pick dhe kane nevojë për një pagë mujore, të tjerët e dijnë mirë që afërsia me të është vetvrasje politike.

5. Të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër mendojnë se ai do të realizojë cfarëdo premtimi per luginen e Presheves duhet shikuar rekordin e premtimeve qe nga 2007 dhe nëse diku gjindet nje premtim i plotesuar atëherë mund të vazhdojnë që të besojnë që ky i verberuar mund te i udhëheqë drejt cakut që është labirinth i ndërlikuar politikë e diplomatic qe për te kaluar duhen gjashtë palë sy.

6. Falja e territorit Serbisë apo krijimi i situatës për një arbitrazhë nderkombëtare të tipit të Bërckos për veriun e Kosovës dhe loja me Luginën e Preshevës është tentim për te krijuar tensione mbrapa së cilës mund të fshihen krimi dhe korrupcioni në ë dyja anët e kufirit ne Serbi dhe ne Kosovë.

7. Lugina e Preshevës po përdoret si një karrotë për votuesit Kosovarë në kohen kur fuqia politike e Thacit dhe klanit të tij është inekezistente. Në shtatë vite dialog, në kohen kur është hequr lapidari i UCPMB dhe në marreveshjen e Kumanoves me 99, kur ka qenë koha për mbrojtje te Shqiptarëve në Luginë, nuk është përmendur asnjëhrë. Thaci i cili nuk ka folur asnjëhereë as për mbi 200 mijë të rinjë qe kane lëshuar vendin ne pesë vitet e fundit, sikur fillloi të brengoset për Luginën e Preshevës. Në fakt Lugina duhet ndihmuar financiarisht nga të gjithë të mbetet aty ku është së bashku me qytetarët dhe të avancohen të drejtat e tyre në nivelin e drejtave që kanë Serbët në Kosovë. E ardhmja e tyre është shumë e ndritshme dhe e nevojshme pë gjithë ranjonin në procesin Integrimit Evropian të Serbisë dhe Kosovës. Shqiptarët ne Lugine nuk janë kusur pazaresh ashtu siq Sërbia përdorë Serbët kusur pazaresh në Kosovë. Kjo lojë nduhet ndaluar.

8. Thaci e ka bërë aktuale cështjen e Luginës pasi është zgjidhur problemi i emrit te Maqedonisë që do të thote laku ju është hedhur Shqiptareve ne Maqedoni dhe nuk ka frikë më për një efekt orteku tek Shqiptaret, perderisa numri i vogël i Shqiptareve ne Jugun e Serbisë është kafshatë e vogël në mëndjen tyre. Shqiptaret qe jetojne ne Mal te Zi nuk kane aspak me pak te drejte se Lugina qe t' bashkohen me Kosoven.

9. Thaci e ka hallin e vendimit të tij rrënues për shtetsineë Kosovës kur ka pranuar “Republika Sprska” në Kosovë, fillimisht duke krijuar Lista Srpska dhe duke fshirë nga skena politike Serbët lokal dhe mandej duke pranuar associacionin e komunave me shumicë Serbe.

10. Thaci e ka dertin tek gjykata speciale, dhe kjo sot është më ndryshe sepse nëse në të kaluareën janë akuzuar të tjerët përsona të UCK e që kane ngrënë burgun nën akuza të falsifikuara deri në masën që ato akuza janë nisur nga njerëzit e afërt me Thacin, për miqët e vet dhe mandej ju jane përshkruar partive tjera për të mshehur doren e tyre; tani shumica e atyre qe jane duke shkuar neë Hagë nuk do ta baltosin luftën e UCK por nuk do ta mbrojnë Thacin sepse e kane kuptuar që në fakt ai dhe lufta e UCK nuk kanë asgjë të përbashkët. Dhe po te njejtit nuk mund të marrin barrën e akuzave te falsifikuara kundrejt miqëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat