Sot në Poloni fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Sot në Poloni fillon Samiti i Ballkanit Perëndimor

Nga: F.B. Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:05
Pamje nga Samiti i Berlinit

Samiti i gjashtë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit fillon sot në Poznanj ndërsa në fokus të bashkëpunimit regjional do të jenë ndërlidhjet, mobiliteti, integrimi i romëve dhe mënyrat e tejkalimit të sfidave në rritjen ekonomike të regjionit, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

Ngjarja qendrore do të jetë takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të premten me 5 korrik ndërsa në ditët deri të premten do mbajnë takime ministrat e ekonomisë, punëve të brendshme dhe të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në samit.

Në kuadër të Samiti, Këshilli për Bashkëpunim Regjional (RCC) do të organizoj të enjten panel me temën “Rritja e përpjekjeve në drejtim të transformimit të regjionit me qëllim përparimi në rrugën  e integrimeve evropiane”.

Në panel sekretarja gjenerale e RCC Majlinda Bregu do të prezantoj përparimin në projektet e bashkëpunimit regjional të arritura nga takimi i samitit të shkuar me fokusim në realizimin e planit aksionar shumëvjeçar të hapësirë regjionale (MAP REA), strategjia e Evropës Juglindore 2020 dhe iniciativat tjera.

Të enjten në panelin që mbahet me temën “Deklaratat e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në zgjerimin e BE-së” do bëhet fjalë për integrimin e romëve në regjion.

Samiti fillon sot me Forumin e ekspertëve (Think-tank forum), ndërsa në enjten me 4 korrik do mbahet forumi afarist, qëllimi i të cilit është ndërlidhja mes kompanive edhe thellimi i njohjeve mes tyre dhe forumi i shoqërisë civile në shkëmbimin e përvojës dhe punës së shoqërisë civile.

Samit do të mbahet në Poznanju pasi procesi i Berlinit aktualisht drejtohet nga Polonia ku si prioritete ka përzgjedhur ekonominë, ndërlidhjen dhe shoqërinë civile.

Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe Kosovës në samit do marrin pjesë edhe partnerët nga BE , Gjermania, Franca, Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bullgaria, Britania dhe nikoqiri Polonia.

Procesi i Berlinit është iniciativë diplomatike e kancelares gjermane Angela Merkel dhe ka nisur me 2014 me qëllim të mbështetjes së ardhmërisë së qetë, stabile dhe demokratike të Ballkanit  dhe avancimit të bashkëpunimit regjional.

Në kuadër të procesit të Berlinit deri tash janë mbajtur samiti në Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trst (2017) dhe Londër (2018).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat