Thaçit i vjen momenti për t’i kryer pazaret e fëlliqta me Serbinë!?

Aktuale

Thaçit i vjen momenti për t’i kryer pazaret e fëlliqta me Serbinë!?

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:41
Hashim Thaçi, Mogherini dhe Vuçiqi

Përfaqësuesja e Lartë e Politikave të Jashtme dhe të Sigurisë për BE, Federica Mogherini, është në përfundim të mandatit të saj dhe Këshilli i Evropës ka propozuar si pasardhës të saj ministri aktual të Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontes, i cili do të udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Pas këtij nominimi ka pasur reagime të shumta në Kosovë, e që normalisht nuk kanë qenë të mira. Mirëpo dikush mund të gëzohet edhe me këtë vendim.

Është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili mund të jetë gëzuar. Të paktën kështu thekson profesori dr. Binak Maxharraj, i cili shton se Thaçi shumë lehtë e ka që t’i kryen tash pazaret e pista me Serbinë.

Lexojeni reagimin e tij:

I KENAQUR VETEM HASHIM THAQI?!.

Këshilli i Evropës e ka nominuar Ministrin e jashtëm të Spanjës si shef te diplomacisë Evropiane Josep Borell Fontella, ne vend te Federika Mogherinit.

Josep Borrelli është nga Spanja e cila nuk e njeh Kosovën si shtet te pavarur. Ai bile deklaronte ne arenën Ndërkombëtare se Kosova duhet te përfaqësohet me flamurin e Serbisë.

Si po duket na ka rru dreqi nuk po na hiqen armiqtë nga shpina, por..

Me këtë vendim po del i kënaqur vetëm Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi sepse po i vjen për ta kryesuar dialogun një mik i madh i Serbisë.

Tashti Hashim Thaqi do ta ketë shume me lehte qe ti kryen pazaret e pista me Serbinë ne dam te Kosovës.

Por, sa nuk është vone Qeveria dhe opozita duhet te reagoj ashpër qe Hashim Thaqi te mos te këtë te drejtën me udhëheqë me dialogun me Serbinë sepse është anti Kushtetues.

Dialogu i takon Qeverise. Ramush Haradinaj nuk ka te drejte te ia kaloje kompetencat ndonjë niveli tjetër sepse një gjë te këtillë nuk e lejon Kushtetuta. Nëse vepron ndryshe si shpërblim me pozitën e Kryeministrit atëherë ai me nuk është Ramush Harajdinaj, por shndërrohet ne një palaço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat