Shpend Ahmeti e siguron Ramush Haradinajn: Flej dathë kryeministër!

Aktuale

Shpend Ahmeti e siguron Ramush Haradinajn: Flej dathë kryeministër!

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:14
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka akuzuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin.

Gecaj thekson se, Ahmeti e siguroi kryeministrin Ramush Haradinaj që nuk do ta rrëzoj Qeverinë.

Sipas tij, PSD-ja nuk është fare serioze dhe aspak e sinqetë, dhe nuk do ta rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe, por Gecaj thekson se Qeveria e Haradinaj ishte krijuar me votat e Listës Serbe, kurse qeveria Mustafa prej tyre ishte rrëzuar.

Ky është shkrimi i Gecajt:

PSD: Flejë dathë Kryeministër!

Shpend Ahmeti sapo e siguroi Ramush Haradinajn që të fle i qetë në kolltukun e tij jo-legjitim, pasi që partia e tyre nuk është fare serioze dhe aspak e sinqertë për rrëzimin e qeverisë se tij. Ahmeti, në prezencën e Haradinajt, ishte i prerë se ata nuk e rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe. Po e përsëris edhe një herë që Qeveria Mustafa ishte përmbysur edhe me votat e Listës Serbe, Qeveria Haradinaj ishte krijuar kryekëput me votat e Listës Serbe, dhe se edhe qeveria pasuese do të ketë brenda vetes Listën Serbe, nëse paraprakisht nuk e ndryshojmë kushtetutën. Prandaj, largimi i kësaj qeverie të mbrapsht edhe me votat e Listës Serbe nuk ka gjë të keqe, nëse kjo bëhet pa negocim dhe pa kushtëzime nga ta, pasi që edhe ata përfaqësues janë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Deklarimi i sotëm i PSD-së provon sërish se ata nuk janë të gatshëm dhe se i frikohen zgjedhjeve, si dhe se e vendosin fatin “e pafat” të partisë së tyre lartë mbi interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat