Profesori ndërkombëtar: Këta dy presidentë po shkatërrojnë shtetet e tyre për krijimin e Serbisë së madhe

Aktuale

Profesori ndërkombëtar: Këta dy presidentë po shkatërrojnë shtetet e tyre për krijimin e Serbisë së madhe

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:16
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq

Profesori ndërkombëtar dhe publicisti Enver Bytyçi, ka vazhduar edhe sot të kritikojë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Thaçi dhe presidenti i Bosnje-Hercegovinës Mlorad Dodik, janë të vetmit presidentë në botë, që luftojnë për shkatërrimin e rrënimin e shtetit që ata drejtojnë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Dokik nuk e njeh shtetin e vet dhe pas shkatërrimit, dëshiron që territorin e këtij vendi t’ia bashkojë Serbsë.

E për të njëjtën arsye, sipas Bytyçit, nuk e njeh dhe punon për rrënimin e shtetit të Kosovës edhe Hashim Thaçi.

Ai ka akuzuar të dy presidentët, se po e duan krijimin e Serbisë së madhe, me ndihmën e Vladimir Putinit dhe të Edi Ramës.

Profesori ka bërë thirrje shqiptarëve që të mobilizohen kundër udhëheqësve të tyre.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Ka vetëm dy presidentë në botë që luftojnë për shkatërrimin e rrënimin e shtetit që ata drejtojnë. Këta janë, Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës dhe Hashim Thaçi i Kosovës.

Dodik nuk e njeh shtetin e vet, sepse dëshiron që pasi ta rrënojë atë, territorin e këtij shteti t'ia bashkojë Serbisë. Për të njëjtën arsye nuk e njeh dhe punon për rrënimin e shtetit të Kosovës edhe Hashim Thaçi.

Secili në mënyrën e vet dëshiron as më shumë, e as më pak, por krijimin e Serbisë së Madhe, të projektuar në shekullin e XIX dhe të implementuar me koston e 250 mijë viktimave para 29-30 vitesh prej Sllobodan Milosheviçit.

Atë që parandaloi NATO, SHBA-te dhe Bashkimi Europian para dy dekadave, duan ta realizojnë tani udhëheqësit e Beogradit me ndihmën e Vladimir Putin, të Milorad Dodik, të Edi Ramës në Tiranë dhe të Hashim Thaçit në Prishtinë!.

Së paku shqiptarët duhet të hapin sytë e të mobilizohen kundër udheheqësve të tyre, të vënë në shërbim të Serbisë së Madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat