Selimi: Presidenti dhe qeveria kanë bllokuar funksionalizimin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Selimi: Presidenti dhe qeveria kanë bllokuar funksionalizimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:55
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk ka filluar ende të realizohet.

Për këtë kjo parti opozitare ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilët sipas tyre po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi në një konferencë për media tha se ka mbi 1 muaj që ka kaluar faza e parë  120 ditore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk një riorganizim të FSK-së.

Selimi u shpreh i shqetësuar se pse Qeveria edhe pas shtatë muajve, nuk po e sheh të nevojshme që Kosova të ketë ushtri në përputhje me detyrat e saj Kushtetuese.

 

Selimi: Procesi i transformimit të FSK-së nuk ka filluar të realizohet

“Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes miratimit të pakos ligjore të datës 14 dhjetor të vitit 2018 nuk ka filluar akoma të realizohet. Jemi shumë të shqetësuar se edhe pas 7 muajsh pas miratimit të këtyre ligjeve Qeveria nuk e ka parë të nevojshëm që Kosova të ketë ushtrinë e saj në përputhje me detyrat e saj Kushtetuese”,  tha Selimi. 

Sipas deputetit Selimi, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë  gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërkaq, për kryeministrin, tha se është vetmjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar dhe se Ministria është shndërruar në punësim të militantëve partiak.

 

Selimi:  Presidenti nuk do t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve 

“Presidenti nuk do t’i dekretojë liderët kyç, pra gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Motivet janë të ndryshme, por dhe personale. Kryeministri është vet mjaftuar se në mandatin e tij janë votuar këto 3 ligje dhe nuk ka bërë hapa për t’i realizuar këto ligje. Kurse ministri dhe Ministria e Mbrojtjes gjenden në një kaos dhe aktiviteti kryesor i tyre mbetet mbushja e ministrisë me militant të partive në pushtet”

Deputeti Selimi mes tjerash i renditi të gjitha objektivat që nuk janë realizuar tash e katër muaj, që sipas tij do të duhej të përfundonin.

 

Selimi: Gjatë periudhës së parë 4 mujore është dashur të arrihet këto objektiva

“Gjatë periudhës së parë 4 mujore është dashur të arrihet këto objektiva. Nën një riorganizimi i Ministrisë së FSK-së në atë të Mbrojtjes dhe i komandës së forcës tokësore në shtab të përgjithshëm  të forcës së sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFT është dashur të kaloj në tabelën organizative të re dhe personel  të jetë i vendosur në pozitat e reja. Objektiv kjo e paorganizuar. Dhe po ashtu nën dy është dashur të bëhet vendosja e elementit drejtues udhëheqës si shefi i shtabit të  FSK-së, sekretari dhe gjeneralët dhe drejtorët  e drejtorive në Ministrinë e Mbrojtës dhe FSK dhe kjo objektiv e pa realizuar”, tha deputeti Selimi 

Ndryshe me 14 dhjetor të vitit 2018 Kosova ka miratuar tre ligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri.

***

 Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet.

Për këtë kjo parti opozitare ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.

Deputeti Rexhep Selimi në një konferencë për media tha se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë 4 mujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk një riorganizim.

Sipas tij, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa, për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.

“Me 21 maj është dashur të përfundojë pjesa e parë 4 mujore, ky afat ka përfunduar që një muaj e gjysmë. Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen. Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu dhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit gjendet në një fazë konfuzioni”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat