Zafir Berisha del me propozim për situatën në Kosovën Lindore

Aktuale

Zafir Berisha del me propozim për situatën në Kosovën Lindore

Nga: A.Zh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:56
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 10 milionë euro për krijimin e mirëqenies së shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Ai ka thënë se Kuvendi duhet ta njoftojë faktorin ndërkombëtar me një shkresë për situatën në Kosovën Lindore si dhe planet “djallëzore” të Serbisë ndaj shqiptarëve autokton në tokat e veta.

“Kosova Lindore duhet të ketë një buxhet prej 10 milion euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për krijimin e mirëqenies së qytetarëve në atë pjesë, duke mbështetur arsimin, shëndetësinë si dhe duke subvencionuar biznesin privat të shqiptarëve... Gjithashtu Kuvendi i Kosovës duhet ta njoftoj faktorin ndërkombëtar me një shkresë për situatën në Kosovën Lindore si dhe planet djallëzore të Serbisë, të cilat po i zbaton kundër shqiptarëve autokton ne tokat e veta”, ka shkruar në një postim në Facebook, deputeti Berisha./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat