Ja reagimi i serbëve kur panë ushtarët e KFOR-it në Vushtrri

Aktuale

Ja reagimi i serbëve kur panë ushtarët e KFOR-it në Vushtrri

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:58
Pamje nga videoja

Pritje madhështore ishte bërë për hyrjen e trupave të KFOR-it në Vushtrri.

Mijëra qytetarë ishin dalë në rrugët e Vushtrrisë për të pritur ushtarët e KFOR-it.

Më në fund, qytetarët e panë çlirimin nga armiku sllavë.

Emocionet ishin të fuqishme, lotët e gëzimit nuk ndaleshin. Vushtrria dhe Kosova më në fund po çlirohet nga kthetrat shekullore të armikut gjenocidial Serbisë.

Në një video nga AP, e publikuar në rrjetet sociale në nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, konkretisht Vushtrrisë, shihen policia serbe të vendosur në një shtëpi duke shikuar hyrjen e trupave të KFOR-it.

Atyre iu erdh fundi. Ata e dinin andaj edhe ishin “paluar” në një qoshe.

Për më shumë, shikojeni videon e më poshtme:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat