Haradinaj kërkon nga Finlanda mbështetje për liberalizimin e vizave

Aktuale

Haradinaj kërkon nga Finlanda mbështetje për liberalizimin e vizave

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:27
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall.

Haradinaj ritheksoi se rreshtimi i Finlandës me të drejtën e Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane.

“Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave:, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat