Thaçi: Kosova i është mirënjohëse Kanadasë për mbështetjen

Aktuale

Thaçi: Kosova i është mirënjohëse Kanadasë për mbështetjen

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 14:56
Presidenti Thaçi me ambasadorin kanadez

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Kanadasë, Daniel Maksymiuk, të cilin e ka falënderuar për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kanadasë në kohën e shërbimit të tij.

“U jam mirënjohjes personalisht për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve tona në një dinamikë të shtuar”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Kreu i vendit ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Kanadasë për përkrahjen e vazhdueshme. 

“Kosova i është mirënjohëse Kanadasë që ka vazhduar ta përkrahë në çdo iniciativë, në çdo organizatë dhe forum ndërkombëtar”, duke shtuar më tej se “Jam i lumtur që kemi filluar bashkëpunim konkret në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, por edhe të ekonomisë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër Ambasadori Maksymiuk u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës si dhe me shtimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Kanadaja i përkrah përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon dhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në BE”, ka thënë Ambasadori Maksymiuk.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mund të mësojë shumë nga përvojat e Kanadasë dhe falënderoi ambasadorin Maksymiuk që ka nisur disa iniciativa të tilla nga të cilat do të përfitojë shteti dhe shoqëria kosovare.

Në fund të takimit, Presidenti Thaçi i uroi Ambasadorit Maksymiuk suksese në angazhimet e tij të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat