Ngjarjet në veri, Qalaj mbledh eprorët e Policisë

Aktuale

Ngjarjet në veri, Qalaj mbledh eprorët e Policisë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, ka mbajtur sot një takim me drejtorët rajonal të Policisë së Mitrovicës në veri, Mitrovicës në jug, zëvendësdrejtorët Rajonal, Shefat e Operativës, Shefat e Hetimeve Rajonale, Shefat e Njësive për Reagim të Shpejtë, komandantët e stacioneve policore respektive, si dhe komandatët e pikave kufitare 1 dhe 31.

“Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i veprimeve policore lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të Drejtorive rajonale policore, Policisë Kufitare, dhe Njësive të tjera, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim duke garantuar funksionalitet të plotë në zbatimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në takim u potencua rëndësia e realizimit të detyrave policore në mënyrë profesionale në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë, garantimit të lëvizjes së lirë pa lejuar rrezikim të sigurisë së asnjë qytetari apo edhe zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrave të ligjshme policore.

“Takimi rezultoi me zotimin për angazhime dhe përkushtim nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat