Ismaili takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Aktuale

Ismaili takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:42
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi ministri Ismaili e ka njoftuar ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.

Ismaili e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.

Ndërkaq, gjatë takimit ambasadori Kosnett tha: “Shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës.”

Ambasadori e përgëzoi vizionin e ministrit dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat