SPERTK paralajmëron PSD-në që të mos përzihet në çështjen editoriale të RTK-së

Aktuale

SPERTK paralajmëron PSD-në që të mos përzihet në çështjen editoriale të RTK-së

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në mënyrë të përshpejtuar ta votojnë në lexim të dytë ligjin e ri të RTK-së.

SPERTK ka kërkuar nga Partia Socialdemokrate që të mos përzihet në çështjen editoriale të RTK-së, sepse, sipas tyre: RTK ka staf profesional dhe rregulla të cilave u përmbahet çdoherë i pëlqeu dikujt ose jo. RTK do të vazhdojë në mënyrë të pavarur t’i pasqyrojë ngjarjet ditore me interes për publikun kosovar. Është pikërisht ligji i ri i cili garanton pavarësi edhe më të madhe financiare e editoriale.”

Reagimi i plotë i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që në mënyrë të përshpejtuar ta votojnë në lexim të dytë ligjin e ri të RTK-së.

SPERTK siguron qytetarët e Kosovës se me ligjin e ri RTK siguron financim të përhershëm dhe të pavarur e po ashtu zgjidhet çështja e objektit të ri dhe digjitalizimit.

SPERTK kërkon nga Partia Socialdemokrate që të mos përzihet në çështjen editoriale të RTK-së, sepse RTK ka staf profesional dhe rregulla të cilave u përmbahet çdoherë i pëlqeu dikujt ose jo. RTK do të vazhdojë në mënyrë të pavarur t’i pasqyrojë ngjarjet ditore me interes për publikun kosovar. Është pikërisht ligji i ri i cili garanton pavarësi edhe më të madhe financiare e editoriale.

SPERTK kërkon nga të gjithë deputetët ta miratojnë sa më shpejt këtë ligj për RTK-në ndryshe çdo zvarritje e mëtutjeshme në e konsiderojmë ndërhyrje direkte në RTK.

Ne jemi duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Kuvend e të cilat kanë të bëjnë me RTK dhe po ashtu në do t’i kërkojmë të drejtat tona ligjore deri në arritjen e qëllimit tonë i cili është miratimi i ligjit për RTK dhe përmirësimi i kushteve të punës e të cilat janë përgjegjësi direkte e Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat