Zëvendësministri i Jashtëm befason me deklaratën për emërimin e Borrell

Aktuale

Zëvendësministri i Jashtëm befason me deklaratën për emërimin e Borrell

Nga: Z.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 17:01
Josep Borrell

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se Spanja është një shtet mik i Kosovës që ka kontribuar shumë, qoftë gjatë luftës, qoftë pas përmes forcave ushtarake, civile e humanitare.

“Nominimi i Josep Borrell Fontelles është një lajm i mirë për BE-në, ngase ai është një politikan i rryer, me përvojë të gjatë, ministër, deputet, ish kryetar i parlamentit evropian, që ka cilësi të larta dhe me integritet”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha.

ImageZëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Tutje, Berisha shtoi se beson, që përvoja e tij do të ndihmoj BE-në por edhe Kosovën për të avancuar në proceset integruese, në krijimin e një ambienti përafrues dhe respektues për të gjithë popujt e Evropës.

Josep Borrell, vjen nga Spanja. Ai aktualisht është ministër i Jashtëm i Spanjës, ku pritet të rikthehet në krye të politikës së jashtme të BE-së, pasi që ka qenë president i Parlamentit Evropian nga viti 2004-2007.

Spanja, një nga vendet më të fuqishme të BE-së, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Josep Borrell, në mars të këtij viti ka qenë në Beograd dhe ka deklaruar se Spanja ka qenë kundër “shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se ajo “nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Ndërkaq, Josep Borrell, do të pasojë shefen aktuale të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Ai do ta udhëheq edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, Federika Moɡerini, një politikane italiane dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë që nga 1 nëntor 2014, e cila ka udhëhequr edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, pritet që të lirojë këtë pozitë për politikanin e vjetër spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat